Pak çaste më parë u bë publik lajmi se kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u gjobit nga policia e Elbasanit për mosmbajtjen e maskës dhe grumbullim në ambiente të mbyllura me më shumë se 10 persona.
Burime për Faxëeb nga LSI Elbasan bëjnë me dije se Kryemadhit nuk iu pre fleta e gjobës, thjesht pati një debat me policinë.
Incidenti i Kryemadhit ndodhi teksa ajo ishte duke ndërmarrë një takim me qytetarët. Pikënisje e përplasjes me uniformat blu është bërë prania e më shumë se 10 vetave në takimin e Kryemadhit, gjë që është e ndaluar për shkak të rregullave të pandemisë.
Kryemadhi i kujtoi punonjësve të Policisë që të merren me bandat dhe me kriminelët që kanë marrë në dorë Elbasanin, dhe se në takimin e saj nuk ishin më shumë se 7 persona.
“Merruni me bandat njëherë dhe ata që përplasin makinat, pastaj vendosni gjoba për maskat. 7 veta jemi ne këtu, pse në kafe u lejoka, ndërsa ketu jo. Vendoseni gjobën dhe ne do ta apelojmë në Gjykatat Administrative”, është shprehur Kryemadhi.
/faxweb
