“PD është një forcë e djathtë dhe beson tek liria e tregut dhe tek ekonomia e tregut.
Ne do të luftojmë me çdo mënyrë të rrisim punësimin, të zhvillojmë sipërmarrjen dhe të luftojmë varfërinë. Por është e pafalshme që 650 mijë pensionistë trajtohen si qytetarë të dorës së fundit nga qeveria.”
Kështu shkruan në rrjetet sociale, ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku.
Tabaku premton se PD do të luftojë me çdo mënyrë të rrisë punësimin, të zhvillojë sipërmarrjen dhe të luftojë varfërinë.
“Ne besojmë se shoqëria jonë i detyrohet atyre dhe familjet tona përpiqen përditë për t’i shërbyer atyre. Prandaj ne angazhohemi që të do të rrisim 5% çdo vit pensionet për 650 mijë pensionistë.
Do të ulim kostot e jetës, duke ulur çmimin e energjisë, subvencionojmë ilaçet që të përfitojnë pensionisti.
Shqipëria Fiton atëherë kur gjyshërit tonë trajtohen me dinjitet. Plani jonë për “Mirëqenien Sociale” është rruga me të cilën fitojnë prindërit dhe gjyshërit tanë. Rruga me të cilën Shqipëria Fiton”, shpjegon Tabaku
