Skip to content

“E vranë, e vranë”, luftë në lokal mes bandave të drogës (Video)

Vijojnë përplasjet mes bandave në Meksikë. Së fundmi, mediat e huaja kanë publikuar momentin e tmerrshëm kur nisin të shtënat mes bandave rivale.

Raportohet se lufta shpërtheu menjëherë pasi një nga bandat e trafikut të drogës tentoi të rrëmbente një anëtar të bandës tjetër në restorantin “Oates” në Jalisco. Momentalisht, ende nuk janë identifikuar bandat e përfshira në këtë ngjarje.

Si pasojë e të shtënave, një person humbi jetën, ndërsa dy kamerierë dhe një polic jashtë detyrës u plagosën. “E vranë, e vranë”, dëgjohet që thonë dëshmitarët në vendngjarje.

/faxweb