Pas presionit të familjes dhe mediatizimit të rastit, gjyqtari i Fierit Piro Sota hedh poshtë vendimin e marrë prej tij me parë.
Ndryshe nga hera e parë ai jep masën “arrest me burg” për Festim Alimetajn dhe Ferdinand Merkajn, personat e akuzuar për dhunën që çoi drejt vdekjes mikun e tyre, Pelivan Sinanrrapaj.
Këta të fundit ishin liruar në arrest shtëpie pasi kishin dhunuar me sende të forta Sinanrrapajn, por ankesa e familjarëve dhe presioni mediatik për të zbardhur ngjarjen, bënë që sot gjyqtari të vetëkorrigjohej.
Pelivan Sinanrrapaj 57-vjeç vdiq tek Trauma pas plagëve të marra në shpallur e kokë, ndërkohë Fitim Zekaj ka mbetur sërish jashtë qelisë pasi i është konfirmuar masa ‘detyrim paraqitje’.
