Skip to content

Loja me çiften rezultoi fatale, detaje të reja nga vetëvrasja e 12 vjeçares: Prindërit u përpoqën ta shpëtonin

Detaje të reja janë mësuar këtë të mërkurë në lidhje me vetëvrasjen e 12 vjeçares, në Velipojë të Shkodrës.

Burimet bëjnë me dije se arma ishte siper raftit të dhomës së prindërve dhe fëmija e ka marre duke luajtur, por aksidentalisht ka qëlluar veten.

Edhe pse prindeërit u munduan ta transportonin me shpejtësi në spitalin e Shkodrës, e mitura nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të mëdha.

Ngjarja tragjike ndodhi ditën e sotme rreth orës 16:00 në fshatin Baks , në Velipojë të Shkodrës, ku 12 vjeçarja me inicialet E.GJ, qëlloi veten aksidentalisht me armën e gjahut.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb