Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, në lidhje me gjobën e marrë një ditë më parë për hskelje të rregullave të KQZ-së.
Kryeministri shprehet se ajo që ka bërë Veliaj nuk është propagandë, duke shtuar se këtë ccështje do e sqarojnë.
“Gjoba do sqarohet sepse këto s’janë inaugurime. Ne vijmë këtu që të tjerët të shikojnë se puna po vazhdon dhe që njerëzit po futen nëpër shtëpitë e tyre. Por, këta nuk kanë si ta kuptojnë këtë punë. Kjo do sqarohet se nuk është as propagandë, as inaugurim, por pjesë e informimit të të tjerëve, se ka akoma njerëz që janë në çadër, kabina dhe me qira, të cilët presin apartamentet dhe duhet t’i mbajmë me informacion, t’ju tregojmë çfarë është bërë dhe çfarë po bëhet që njerëzit të shohin realitetin”, u shpreh ai.
KQZ vendosi të gjobisë Veliajn një ditë më parë me 700 mijë lekë të vjetra për zhvillim të aktiviteteve publike në kundërshtim me Kodin Zgjedhor në fuqi.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
