Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta pedagogu i Universitetit Eqerem Çabej në Gjirokastër, Luis Seiti rreth 41 vjeç i cili ishte pozitiv për Covid-19.
Prej ditësh Seiti po merrte mjekim në ambientet e shtëpisë së tij ndërsa mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë, raporton Abc News.
Seiti, para tre ditësh kishte përfunduar karantinën ndërkohë ishin prekur dhe prindërit e tij. Profesor Seiti nuk vuante nga asnjë sëmundje shoqëruese.
