Skip to content

Përkeqësohet situata me përmbytjet në qarkun e Shkodrës, evakuohen disa familje në Perash

Shirat me intensitet të lartë kanë shkaktuar sërish probleme në qarkun e Shkodrës.

Mësohet se forcat e FNSH kanë evakuuar disa familje në lagjen Perash të Shkodrës.

Siç shihet dhe nga pamjet, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë për të shpëtuar qytetarët, banesat e të cilëve janë përfshirë nga uji.

Kujtojmë se prej disa kohës disa zona në këtë qark po vuajnë si pasojë e përmbytjeve, siç është dhe Oboti.