Ushtria nigeriane ka neutralizuar 19 pjesëtarë të organizatës terroriste Boko Haram në operacionet antiterroriste në verilindje të këtij shteti të Afrikës Perëndimore.
Një zyrtar ushtarak, i cili dëshiroi të mbetet anonim, tha se ndodhi përleshje mes pjesëtarëve të organizatës terroriste Boko Haram dhe ushtarëve në rajonin Rann të provincës Borno.
U konfirmua se janë vrarë 19 pjesëtarë të Boko Haram, ndërkohë shumë prej tyre u plagosën. Më tej u theksua se janë konfiskuar edhe pesë automjete të organizatës dhe municion.
Problemi më i madh i sigurisë në Nigeri paraqet organizata terroriste Boko Haram, e cila gjatë 11 viteve të kaluara është përgjegjëse për vrasjen e 20.000 personave dhe shpërnguljen e qindra mijëra të tjerëve.