Avdulla Deliallisi, drejtues i shoqatës ”Durrësi autokton” është ndëshkuar me 5 milionë lekë gjobë për shkak se akuzohet për thyerje të masave anti covid duke lejuar që të organizohet një ceremoni festive.

Bëhet fjalë për ceremonin gjatë pasdites së kaluar në sallën e teatrit ”Aleksandër Moisiu” të qytetit u zhvillua një ceremoni festive gjatë se cilës u nderua nga Presidenti i Republikës me titullin ”Nderi i kombit” pas vdekjes arkeologu Vangjel Toçi.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, shtetasin A. D. (përfaqësues i  një shoqate), pasi ka organizuar një aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020, pikën 2 të nenit 3, si dhe pikën 1 të Urdhrit nr. 633 datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid dhe i fton ata të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re