Skip to content

VIDEO/ Situatë kritike në Elbasan, lumi Shkumbin del nga shtrati, përmbyten tokat bujqësore dhe një biznes

Reshjet intensive tëshiut gjatë orëve të fundit kanë sjellë dhe përmbytje të shumta në zonën e Elbasanit.

Ku përveç përmbytjes së shumë tokave bujqësore dhe dëmtimit të të mbjellave, bëhet me dije se lumi Shkumbin ka dal nga shtrati në pikën problematike të tij në fshatin Papër. Për pasojë janë përmbytur tokat bujqësore përreth lumit si dhe një biznes i gjendur në buzë të tij.

Siçshihet dhe në pamjet e siguruara nga FaxNews, situata është tepër kritike, ku prurjet e shtuara të motit dhe reshjet e parashikuara për në orët në vazhdim mund të sjellin agravimin e situatës.

/faxweb