Skip to content

Arrestimi i gjyqtares, Rama: Lajm i shumëpritur për ne që mbështesim reformën në Drejtësi. Kush s’ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestrimin e gjykatëses të Krujës pas një hetimi disa mujor nga SPAK.

“Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi!

Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë!

Kush s’ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s’kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet”, shkruan Rama. 

()