Besnik Mustafaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike komentoi në ABC vendimin e Lulzim Bashës për të caktuar Tritan Shehun në krye të qarkut të Gjirokastrës, në një kohë kur ishte përjashtuar nga gara.
Mustafaj tha se Shehu u skualifikua me vota unanime nga anëtarët e Komisionit, me argumentin e moshës dhe karrierës së gjatë në politikë.
“Shehun ne e kemi skualifikuar me 5 vota kundër unanim. 5 anëtarët kanë qenë unanim në këtë pikë, që zoti Shehu e ka të mbyllur karrierën.
Zoti Shehu është 70 e ca vjeç dhe ne kemi menduar në atë gjykim që e ka mbyllur karrierën e tij politike. Ka qenë kryetar i PD, zv. kryeministër etj”, thotë Mustafaj.
