Skip to content

Hoxha: Të dënuarit me burgim të përjetshëm japin një milion euro për t’u liruar

Gazetari Artan Hoxha, duke folur për arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, tha se shumat që të dënuarit me burgim të përjetshëm paguajnë për t’u liruar shkojnë nga 500 mijë deri në një milion euro.

Pjesë nga biseda në “Opinion”

Hoxha: Të lirosh një të dënuar për vrasje, ne e dimë sa shkojnë pazaret. Fillojnë nga 500 mijë euro dhe shkon në një milion euro te burgimet e përjetshme

Fevziu: Kush i ka 500 mijë euro?

Hoxha: Të gjithë ata që kanë dalë nga burgu i përjetshëm i kanë.

Fevziu: Si 500 mijë euro.

Hoxha: Jo 500 mijë, edhe një milion euro shkon në Gjykatën e Lartë.

Fevziu: E kanë bërë si bursë…

Hoxha: Sigurisht si bursë, 800 mijë — një milion euro.