Skip to content

Ndryshimi i orës policore/ “Po përdoret si kamzhik për të penalizuar opozitën”, gazetari Kalaja shpjegon pse masat e reja nuk sjellin asgjë të re

Gazetari Aulon Kalaja i ftuar në Fax News foli për ndryshimin e orarit policor për dy javët e ardhshme të vendosur nga Komitetit Teknik i Ekspertëve ku sipas tij janë masa të improvizuara dhe nuk vijnë si rrjedhojë e një studim të bërë nga mjekët dhe ky orari i ri nuk sjell asgjë të re.

Sipas Kalasë, kryeminstri po e përdor pandeminë si një kamzhik në mënyrë që të penalizojë opozitën, për të penalizuar aktivitetet e tjera politike që bien ndesh më atë që ai përfaqëson.

“Bëhet fjalë për disa masa shtrëguese të cilat njerëzve pothuajse ju kanë ardhur në majë të hundës. Kemi të bëjme me improvizime. Nuk kemi të bëjmë me masa studimore që kanë ardhur si pasoje e ndonjë studimi që mjekë të caktuar mund të kenë bërë.

Unë gjykoj se këto janë improvizime të kryeminstrit Rama, i cili në këto momente po e përdor pandemine si një kamzhik në duart e tij për të penalizuar opozitën, për të penalizuar aktivitetet e tjera politike që bien ndesh me atë ç’ka ai përfaqëson, sigurisht për ta përdorur tanimë për fushatë elektorale të gjithë këtë situatë.

Ajo çfarë ndodh në Shqipëri është një fakt i çuditshëm që nuk kemi studime, nuk kemi një vijimësi të masave, kemi vetëm improvizime, kemi disa njerëz që e kanë shitur shpirtin tek Edi Rama me një komitet të ashtëquajtur teknik të shpëtimit të ekspertëve. Për mendimin tim nuk janë ekspertë përderisa nuk tregojnë të vërtetën.

Një mjek ishte që e tregoi të vërtetën dhe e hoqën nga puna i cili është Ilir Allkja. Ne duhet ta themi që shëndetësia është në kolaps. Mesa duket kryeminstrit nuk i shkojnë përshtat njerëz që ja thonë të vërtetat në sy ose më saktë tregojnë realitetin se si ndodh. Ora 20:00 nuk jep asgjë të re, nuk besoj që do të kemi më pak infektime. Kemi bërë gabim përpara që nuk kemi testuar njerëz” – tha Kalaja.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb