Skip to content

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 32 vjeçari në Durrës

Një 32 vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Policia shpjegon se ngjarja ka ndodhur në fshatin Perlat, Durrës, ku shtetasi me iniciale A.K., dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në fshatin Perlat, Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.