Presidenti i Republikës, Ilir Meta këtë të premte ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Rumanisë, Octavian Serban me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Meta në këtë takim i ka uruar suksese në misionin e tij në Shqipëri për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht shumë të mira mes dy popujve dhe vendeve tona.
Kreu i Shteti theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe shfrytëzimin e mundësive reciproke, në interes të qytetarëve tanë.
Meta e falënderoi Ambasadorin për ndihmën e Rumanisë në përballimin e pasojave dhe rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.
Ndër të tjera Meta i ka shprehur mirënjohjen Ambasadorit për mbështetjen e vazhdueshme të Rumanisë në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe të rajonit në Bashkimin Europian.
“Në themel të marrëdhënieve historike mes popujve tanë qëndron aktiviteti i çmuar i diasporës shqiptare në Rumani për ruajtjen e traditës, gjuhës e kulturës shqipe, por veçanërisht kontributi i saj i vyer për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912”, theksoi Meta.
Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita në një takim Ambasadorin e Rumanisë, Sh.T.Z Octavian Serban.
I…
Posted by Ilir Meta on Friday, February 12, 2021