Skip to content

“Korrupsioni shihet qartë në vila lluksoze, por çuditërisht nuk zbulohet”, Kalo reagon pasi kolegut të tij iu gjetën shuma ”marramendëse” parash

 

Një ditë pas procedimit dhe pezullimit nga puna të mjekut kardiolog Edvid Prifti, kolegu i tij Tritan Kalo ka bërë një postim ”dyshues” në rrjetet sociale. Edhe pse nuk i del në mbrojtje të drejtpërdrejtë Priftit, Kako thotë se korrupsioni është gangrena e këtij shteti, ndërsa shprehet se ai mban ngjyrat e forcave politike në Shqipëri.

“Korrupsioni është gangrena e këtij palo sistemit tonë Demon-kratik, që ne u rrekëm të ngremë në 30 vite. I shtrirë kudo dhe i ngjyrosur në blu, rozë apo mavi. Ai shihet mjaft qartazi në vilat lluksoze, POR çuditërisht nuku zbulohet”, shkruan Kalo në postimin e tij në rrjetet sociale.

Mjeku Edvin Prifti ishte pjesë e përgjimeve që nisën fillimisht në Gjykatën e Krujës, dhe që çuan në pranga arrestimin e 10 personave, mes tyre dhe gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Prifti përmendej në përgjimet e sekretares së Gjykatës , e cila kishte dhënë një shumë prej 2 mijë eurosh, për një operacion jashtë radhe të nënës së saj, që vuante nga zemra.

Pas kontrollit në banesën dhe zyrën e Priftit u gjet dhe një shumë e madhe parash, që dyshohen se janë përfituar në mënyrë të paligjshme, ndërsa hetimet për rastin vijojnë ende.