Skip to content

Kolegut të tij i sekuestruan 250 mijë euro, Tritan Kalo: Korrupsioni shihet qartazi në vilat luksoze

Një ditë pas pezullimit nga detyra të kardiokirurgut Edvin Prifti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale mjeku i njohur Tritan Kalo.

Ndonëse ky i fundit nuk përmend me emër Priftin, shprehet se korrupsioni është gangrena e këtij shteti, ndërsa shton se ai mban ngjyrat e forcave politike në Shqipëri.

“Korrupsioni është gangrena e këtij palo sistemit tonë Demon-kratik, që ne u rrekëm të ngremë në 30 vite. I shtrirë kudo dhe i ngjyrosur në blu, rozë apo mavi. Ai shihet mjaft qartazi në vilat lluksoze, POR çuditërisht nuk zbulohet”, shkruan ai.

Sjellim në vëmendje që dje SPAK i sekuestroi në banesë Edvin Priftit një shumë prej 250 mijë eurosh dhe 13 milionë lekë.