Skip to content

“Maqedonia është pushtuar nga Shqiptarët, janë me orgjinë rome ose…”, Skandali me librat shkollor në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela: Do padisim autorët e librit në gjykatë, vuajnë nga paranoja nacionale

Kreu i opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela ka reaguar ashpër për një botim për shkollat e mesme, ku ofendohen keqas shqiptarët.

Në Maqedoninë e Veriut është publikuar një libër i Gjeografisë, ku shqiptarët cilësohen si fise të ardhur me origjinë çekreze apo rome.

Kreu i Aleancës Shqiptare, Zijadin Sela tha për mediat, se partia e tij do të padisë në gjykatë autorët maqedonas të librit, ndërsa përgjegjësinë politike e kërkoi të partia e Ali Ahmetit.

Sela i cilësoi autorët e librave si “të sëmurë psiqikisht” pasi vuajnë nga paranoja nacionale, ndërsa fajësoi BDI-në se ka ulur kurrizin për pak pushtet.

Kreu i Aleancës Shqiptare i ka bërë thirrje qytetarëve për të nisur një proces protestash për të detyruar BDI-në që të largojë përgjegjësit për këto veprime të rënda.

Faqja 99 : Shqiptarët kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptar. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit. Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në periudha të ndryshme kohore, duke nisur nga viti 1780

Në faqen 104 : Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i malltretuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i kidnapuar dhe duke i vrarë maqedonasit vendas. Shkruan se për këtë shqiptarët i ka ndihmuar qeveria turke.

Në faqen 103: Shqipëria okupatore e Maqedonisë Perëndimore.

/faxweb