Skip to content

Infektohet me COVID-19 ambasadorja Yuri Kim: Do të vazhdojë detyrën në izolim

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Lajmin e ka dhënë vetë ajo.

“Miq, doja t’ju njoftoja se kam testuar pozitivisht për COVID-19.

Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa vetë-izolohem në shtëpi për ditët në vijim.

Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilentë për shëndetin tuaj!”