Skip to content

Qëndrimet e Metës e Berishës për 25 prillin, karikojnë “Stresin” nga arratia. Kërcënimi: Ditën që do kthehem kuku për ju!

Arkimend Lushaj, i njohur ndryshe si ‘Stresi’, ka ndarë një bisedë shumë prekëse që ka bërë me të ëmën në rrjete sociale.

Në bisedën e publikuar nga reperi shihet se ajo i shkruan se ndjen shumë malli dhe se ka merak për të birin, sepse e ka larg e nuk mundet ta shohë.

“O Zhak jam mërzit për ty! Më ka marrë malli shumë me të përqafue. Kam merak për ty shumë, kur ishe këtu nuk kisha frikë për asgjë se të kisha afër. 

Vetëm lutem papushim për ty. Të përqafoj fort”, i shkruan nëna Stresit.

“Unë jam shumë mirë mam dhe mu më merr malli për nanën teme po ja do vi shpejt. Të përqafoj”, ja kthen ai.

Më pas reperi ka paralajmëruar të gjithë  ata që po e mbajnë larg familjes se do e pësojnë keq prej tij sapo të kthehet në Shqipëri.

“Vetëm një gjë di t’ju them: Jam larg familjes shkaku i padrejtësive, por ditën që do kthehem ne i themi ndryshe kuku për ju”, shkruan Stresi.

Reperi ka disa muaj që ndodhet në arrati, pasi policia e shpalli në kërkim për shkak të organizimit të protestave për vrasjen e Klodian Rashës.

Me ze figure, teksa nxiste turmat kunder institucioneve, Stresi i bente thirrje Presidentit: O Ilir Meta, ku je?!

Me sa duket qendrimet e fundit te Metes dhe Berishes per “referendumin” e 25 prillit kane karikuar dhe Stresion qe te kercenoje nga arratia!