Skip to content

Rritje e frikshme e rasteve të reja me koronavirus në Berat, dominojnë pensionistët

Qarku i Beratit ka raportuar 110 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, ajo që vihet re te të dhënat është se 62 prej rasteve të konfirmuara janë pensionistë të moshave 62-76 vjeç.

Këto 110 raste të reja, një rritje frikshme e cila korrespondon me rritjen në nivel kombëtar të rasteve të reja, i përkasin: 52 qytetit të Beratit, 50 Kuçovës, 6 Skraparit, 1 Urës-Vajgurore dhe 1 Poliçanit.

Të dhënat:

110 raste pozitive në qarkun e Beratit.

52 raste në Berat,50 raste në Kuçovë,6 raste në Skrapar,1 rast në Urë-Vajgurore dhe 1 rast në Poliçan.

62 raste janë pensionistë,të moshave nga 62-76 vjeç.

Fasoneri “Stela” në Kuçovë.

Fasoneri “Center Albania” në Berat.

1 mësuese në fshatin Karkanjoz në Poliçan.

1 edukatore në kopshin nr.1 në Poliçan.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb