Reshjet e dëborës në qarkun e Korçës kanë filluar të bien që prej orëve të para të mëngjesit në zonat e larta malore, ndërsa në qytet ka pasur fillimisht reshje shiu.
Më pas kanë vijuar reshjet e borës në të gjithë qarkun duke rikthyer temperaturat e ulëta nën minus.
Sipas zyrtareve të autoritetit lokal rrugor, gjatë mëngjesit ka pasur probleme segmenti i Dardhës . Drejtuesit e mjeteve janë këshilluar të përdorin zinxhirë gjatë mëngjesit por edhe në vazhdim në varësi të aksit ku qarkullojnë.
Firmat kontraktore kanë punuar prej orëve të para të mëngjesit në rrugët që sipas tyre paraqesin probleme ndërsa këshillohet për drejtuesit e mjeteve kujdes maksimal në akset kryesore për shkak të prezencës së borës.
/faxweb
