Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të dendura.
Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën bregdetare dhe qendrore, të cilat konvertohen në pasdite në reshje bore.
Në zonat malore Veri-Verilindje-Juglindje do të ketë reshje bore me intensitet mesatar, të lartë në orët e vona të mbrëmjes dhe gjate natës kryesisht në juglindje dhe verilindje.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim me shpejtësi 5-15 m/s.
Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore të vendit erë e vrullshme me shpejtësi deri në 25-30 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 6-7 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër -1/3 re borë
Kukës -6/-2 re borë
Lezhë 1/3 re shi/ borë
Dibër -8/-2 re borë
Durrës 3/5 re shi/ borë
Tiranë 2/5 re shi/ borë
Elbasan -1/4 re shi/ borë
Berat -1/6 re shi/ borë
Vlorë 3/6 re shi/ borë
Korçë -3/-1 re borë
Gjirokastër -0/6 re shi/ borë
Sarandë 3/10 re shi/ borë.
