Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zbuluar planin për rritjen e punësimit.
Nëpërmjet një video në rrjetet sociale, Kryemadhi ka treguar shtyllat se ku bazohet projekti i partisë që drejton.
Synimi i këtij programi sipas Monika Kryemadhit është krijimi i punësimit me paga të mirëpaguara, në mënyrë që sipas saj, familjet të përballojnë koston e jetesës dhe të jetojnë në Shqipëri.
Postimi i plotë:
Pas 4 vjet përballje me papunësinë në rritje, Shqipërisë i duhet një plan për të krijuar punësim me pagë të mirë, në mënyrë që familjet të përballojnë koston e jetesës, të shijojnë jetën e tyre dhe ta bëjnë Shqipërinë shtëpi.
Shqipëria ka nevojë për punë tani! Plani i LSI do të krijojë punësim të mirëpaguar për ty dhe familjen tënde.
#ShqipëriaShtëpiaJuaj
