Skip to content

“Iu gjetën paratë e dynjasë”, Rama flet për mjekun Edvin Prifti: Kështu gjërat fillojnë e vijnë hap pas hapi, ka pasur një denoncim që…

Kryeministri edi Rama ka dhënë dhe reagimin e parë public në lidhje me sekuestrimin e e 250 mijë eurove dhe 16 mln lekëve të mjekut të QSUT-së, Edvin Prifti.

Rama u shpreh gjatë një bashkëbisedimi me banorët e kryeqytetit u shpreh se mjekut iu sekuestruan paratë e dynjasë dhe kjo sipas tij është një lajm shumë i mirë.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë, ka thënë se për mjekun ka pasur edhe një denoncim, që e ka përcjellë drejtori i spitalit në sistem.

“Bashkë me gjykatësen u arrestua një mjek, që iu gjetën në shtëpi paratë e dynjasë. Është një lajm shumë i mirë për sistemin, sepse kjo do të rrisë besimin e njerëzve që të denoncojnë. Në rastin e mjekut ka pasur një denoncim, që e ka përcjellë drejtori i spitalit në sistem. Dhe kështu gjërat fillojnë e vijnë hap pas hapi. Nuk ka shkop magjik”, deklaroi kryeministri.

/faxweb