Gjykata ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për mjekun Edvin Prifti, ndërsa ky i fundit nuk ka mundur të dalë nga sallat e GJKKO pasi i janë vënë prangat dhe është dërguar për në ambientet e burgut 313 në Tiranë.
Mjeku e paralajmëroi arrestimin e tij para se të priste vendimin e gjykatës duke hedhur dyshime se kjo masë do të jepej pas një ‘urdhri’ të dhënë dhe nga vetë kryeministri Rama vetëm pak orë më parë në një takim live me qytetarë të Tiranës (lexo).
Gjithashtu ai aludoi se kjo ishte pjesë e sulmeve ndaj zërave opozitarë në prag të fushatës zgjedhore (lexo).
Procedimi i mjekut Prifti nisi 2 ditë më parë kur pas një urdhri të SPAK u kontrollua banesa e tij dhe ku u gjetën 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë.
/faxweb
