Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dhënë një mesazh të fortë kryeministrit Rama duke i kërkuar të japë dorëheqjen pasi ka dështuar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se nuk ka ndërmend të bëhet pjesë e lojës së Ramës dhe se kjo është sjellja tipike e një humbësi i cili akuzon këdo dhe nuk pranon përgjegjësi për vete.
Basha shkruan se në 8 vite qeverisje Rama e la Shqipërinë në vend numëro dhe se shqiptarët në vend të një kryeministri morën një aktor estrade.
Postimi i plotë i Bashës:
“Është qesharake se si njeriu që e ka lënë Shqipërinë prej 8 vitesh vendnumëro e nuk ka bërë as edhe një hap para, i lejon vetes të merret me mua, në vend që të marrë përsipër përgjegjësitë për dështimet e tij e të japë dorëheqjen.
Unë nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e kësaj loje. Kjo është sjellja tipike e humbësit që akuzon këdo dhe nuk pranon asnjë përgjegjësi për vete. Shqiptarët janë ngopur me të dhe llojin e tij.
Para 8 vitesh shqiptarët në vend të një kryeministri, morën një aktor estrade që e la Shqipërinë vendnumëro.
Estrada e Ramës po ju kushton shqiptarëve shumë shtrenjtë. Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një kryeministër të vërtetë. Më 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton.”
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
