Skip to content

Reshjet e shumta të borës, autoritete në Elbasan hedhin kripë për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në rrugorë (VIDEO)

Si pasojë e reshjeve të shumta të borës dhe uljes së temperaturave në orët e fundit,  në disa akse rrugore automjetet kanë hasur vështirësi në qarkullim. Një ndër akset problematike si pasojë e reshjeve të borës është edhe ai Elbasan-Librazhd, ku kalimi i automjeteve që janë pa zinxhirë është teje i vështirë.

Në këto kushte autoritet kanë dal në veprim sot duke hedhur kripë në rrugë për të lehtësuar qarkullimin e makinave në këtë aks rrugor, ndërsa reshjet e borës vijojnë të bien tashmë edhe në formën e një stuhie.

/faxweb