Skip to content

Varane në këmbim të Demiral, Juve kërkon të bindë Realin për një shkëmbim ‘kokë më kokë’ mes dy mbrojtësve

Juventusi shpreson të bindë Real Madridin të heqë dorë nga Raphael Varane duke ofruar në këmbim mbrojtësin turk Merih Demiral.

Demiral është lart në listën e shënjestrave të verës të Real Madridit dhe ata shpresuan ta joshnin atë duke i ofruar Eder Militao plus para për të.

Megjithatë, klubi italian nuk ishte i interesuar për këtë marrëveshje dhe ka tjetër plan për shkëmbim lojtarësh.

Sipas mediumit Calciomercatoneës.com, Zonja e Vjetër preferonte më shumë Varanen, i cili deri më tani ka refuzuar të zgjasë kontratën e tij përtej verës së 2022.

Vera 2021 pritet të jetë e nxehtë në aksin Torino-Madrid, pasi në të kaluarën kanë bërë shumë transferime ndërmjet njëra-tjetrës.

Të dy lojtarët thuhet se momentalisht vlerësohen rreth 35-40 milionë euro.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb