Skip to content

Dita nis me vranësira dhe borë, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot do të mbetet në ndikim të frontit të ftohtë atmosferik.

Në orët e para të 24 orëshit do të ketë reshje bore me intensitet mesatar e të lartë në qendër e juglindje.

Në mesditë dëbora do të marrë karakter lokal ndërsa në juglindje do të vijojë me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje 5-15 m/s.

Përgjatë vijës bregdetare do të ketë erë intensive 20/sek. Stuhi ere. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër -4/-1 re borë

Kukës -9/-3 re borë

Lezhë -3/0 re borë

Dibër -10/-5 re borë

Durrës -1/2 re

Tiranë -2/0 re borë

Elbasan -4/-2 re borë

Berat -5/0 re borë

Vlorë -1/2 re

Korçë -7/-3 re borë

Gjirokastër -3/0 re borë

Sarandë 0/2 re.