Mëngjesin e sotëm shumë qytete janë zgjuar nën bardhësinë e dëborës.
Edhe qyteti i Beratit ka pasur reshje dëborë gjatë natës së kaluar dhe si pasojë ka mungesë të energjisë elektrike në disa lagje si dhe disa fshatra.
Sa i përket qarkullimit të automjeteve, bëhet lehtësisht pa probleme.
Mes qyteteve të zgjuara nga dëbora janë edhe zonat qendrore të Shqipërisë si Tirana dhe Durrësi.