Kandidati për kryeministër në Kosovë Albin Kurti ka votuar për zgjedhjet parlamentare, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin masivisht pjesë në zgjedhje. Kurti shoqërohej në vendin e votimit nga bashkëshortja e tij, ndërsa tha se kjo e sotmja do të jetë një ditë e bardhë për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.
“Kjo është dita e parë e shndritshme e cila do të jetë në vazhdimësi, qytetarët kanë nevojë për demokraci. Kosova këtë të diel i kthehet popullit, me dashuri për vendin duhet të votojmë. Sot e kanë fjalën qytetarët”, tha Kurti shkurtimisht për mediat.
Më herët votën e kishte hedhur edhe Avdullah Hoti, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij.
“Servetja dhe unë e kryem obligimin tone kushtetues për të votuar, ftoj të gjithë qytetarët të cilët kanë të drejtë votë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të dalin dhe të votojnë, sot është dita e tyre, ata sot thonë fjalën e tyre”, tha Hoti pas votimit.
Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten e tij Anitën, kanë votuar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”.
”E ushtruam të drejtën tonë për të votuar, i lus të gjithë qytetarët që të votojnë. Na presin shumë sfida përballja me Serbinë, situata me pandeminë, ju lutem votoni të gjithë”, ka thënë ai.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb