Skip to content

Moti i keq/ Policia bllokon lëvizjen nga Rrethrrotullimi i Bradasheshit te Tuneli i Kërrabës

Policia e Elbasanit bllokon përkohësisht qarkullimin në aksin e rrugës Rreth rrotullimi i Bradasheshit-Tuneli i Krrabës Tiranë për shkak të mbizotërimit të shtresave të akullit në trasenë e rrugës nga moti i keq pasi erërat e forta hedhin dëborën mbi rrugë.

Aktualisht qarkullimi devijohet në drejtim të Durrësit, do të lejohen vetëm mjetet me zinxhirë.