Skip to content

Situata në vend, avokati Goxhaj akuzon qeverinë: Në vend të tenderave për 200-300 mikrobuzët e policisë, duhet të bliheshin borëpastrueset

Gjatë një interviste të dhënë për Fax News, avokati Altin Goxhaj foli mbi situatën e vështirë të krijuar në vend për shkak të reshjeve të dëborës, ku ka akuzuar qeverinë që blejnë nga 200-300 mikrobuzë policie dhe nuk harxhojnë para për të blerë borëpastruese.

Sipas tij kjo situatë mund të ishe menaxhuar më mirë në qoftë se shteti do të kishte gati borëpastrueset dhe rrugët duhet të kriposeshin përpara se të ngriheshin.

“Për çfarë ju duhet shtetit qytetarëve, për të ju marrë taksa. Pikërisht për të pastruar borën, flas për një situatë si kjo. Shteti duhet që të kishte vendosur borëpastruese para se të binte bora, duhet të ishin me kripë për të mos i lënë rrugët që të ngrijnë.

Ndërkohë ne e kemi shumë të qartë që bëhen tendera për të blerë 200-300 makina ose më sakt mikrobuzë policie, por nuk harxhojnë para për të blerë borëpastruese që në vende si Qafë-Thana apo zonat e Korçës apo të veriut Kukësi e të tjerë janë domosdoshmëria kryesore”- u shpreh avokati Goxhaj.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb