Skip to content

Turi i llogaridhënies sjell shkarkimin e drejtorit të Hipotekës Berat

31882787 227131234708892 5726920860049080320 n

Turi i llogaridhënies publike të qeverisë “Puna për Shqipërinë që duam”, ka sjellë edhe reagimin e parë.

Menjëherë pasi është kthyer nga Berati ku ka zhvilluar dy takime në komunat Otllak dhe Velabisht, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka shkarkuar nga detyra drejtorin e ZVRPP të këtij rrethi, Robert Poçi.

Gjatë takimeve në njësitë administrative të Beratit, banorët kanë shprehur shumë pakënaqësi për punën e Hipotekës dhe madje kanë bërë akuza të drejtpërdrejta për drejtuesin e saj.

Lajmi i shkarkimit është konfirmuar nga burime zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët thanë se në shkarkimin e Pocit ka ndikuar edhe analiza e praktikave të prapambetura dhe trajtimit të tyre jashtë afateve ligjore.