Skip to content

U gjet i mbytur në liqenin e Pogradecit, identifikohet 63 vjeçari (EMRI)

Është identifikuar 63 vjeçari i cili u gjet i mbytur ditën e sotme në liqenin e Pogradecit.

Bëhet fjalë për shtetasin Sotiraq Ilo, trupi i tw cilit u gjet ditwn e sotme i mbytur nw liqenin e qytetit tw Pogradecit.

“Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 14.02.2021, rreth orës 17:10, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Qytetit”, buzë liqenit të Ohrit, është gjetur i mbytur një shtetas rreth 60 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.” njoftoi Policia me heret.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb