Ekipi i shpëtimit ka nxjerrë trupat e nëntë viktimave nga një tunel në një vend ndërtimi të hidrocentralit në veri të Indisë.
E gjithë kjo pas një përmbytje katastrofike një javë më parë dhe numrit të të vdekurve që u rrit në 50, me më shumë se 150 njerëz konsiderohen ende të zhdukur.
Një numër i madh njerëzish, kryesisht punëtorë, u vranë në shtetin Uttarakhand kur një përmbytje që besohet se ishte shkaktuar nga një akullnajë duke zbritur nga një mal ose liqen akullnajor përmbyti Luginën Rishiganga brenda pak minutash, duke shkatërruar rrugët, urat dhe ndërtesat.
Ekipi i shpëtimit po punon ditë e natë për të pastruar baltën, gurët dhe depozitat e tjera nga tuneli në hidrocentralin e Tapovan.
Mes paralajmërimeve se nivelet e lumenjve mund të rriten përsëri, trupat e nëntë viktimave u nxorrën nga tuneli dhe ka frikë se të paktën 30 njerëz mbetën të bllokuar në baltë dhe gurë.
(S.D/Faxweb.al)
/faxweb
