Skip to content

Bie zjarr në garazh, digjen dy makina në Tiranë. Policia: Dyshojmë aksidentale

Dy mjete janë përfshirë nga flakët në një garazh në zonën e Paskuqanit në Tiranë, i cili është në pronësi të shtetasit E.H. Në njoftimin paraprak të Policisë thuhet se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale, e megjithatë hetimet janë duke vijuar nga ana e grupit që ka mbërritur në vendngjarje.

“Më datë 15.02.2021, rreth orës 02:50, në rrugën “Azem Galica”, në Paskuqan,  ka rënë zjarr në  garazhdin në pronësi të shetasit​ E. H., ku për pasojë janë përfshirë nga flakët dhe 2 mjete të cilat ishin të parkuara aty.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku aktualisht dyshohet se është ngjarje aksidentale”, njofton Policia e Tiranës.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb