Skip to content

‘Përshëndes pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve’, Meta uron Albin Kurtin: Kosova hapi një faqe të re në rrugën drejt BE-së

Presidenti i vendit Ilir Meta ka përshëndetur zgjedhjet që u mbajtën dje në Kosovë, ku i gjithë procesi rezultoi të ishte pa incidente, dhe rezultati u pranua nga të gjitha palët.

Meta shprehet se pjesëmarrja e lartë e qytetarëve në zgjedhje tregoi se populli mori në dorë të ardhmen e vendit, duke hapur kështu një dritare të re në integrimin e Kosovës.

Meta: 

Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

E përshëndes pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre.

Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik.

Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes.

(E.K/Faxweb.al) 

/faxweb