Skip to content

Carles Puigdemont drejt rikthimit në krye të Katalonjës

Deputetët e JxCat, partisë më të madhe indipendentiste katalane kanë vendosur që të rizgjedhin Carles Puigdemont si president i rajonit, edhe pse këtë ja ndalojnë gjykatat spanjolle.

Puigdemont ka takuar pjesë të koalicionit të tij në Berlin, ku ndodhet në pritje për t’u ekstraduar në Spanjë.

Zëdhënësi i koalicionit, Eduard Pujol tha se ata do të përpiqen të zgjedhin Puigdemont deri më 14 maj.

Nga zgjedhjet e 21 dhjetorit të shkuar nuk u arrit të zgjidhet një pasardhës i presidentit të Katalonjës në ekzil.

Nëse nuk arrihet që brenda 14 majit nuk zgjidhet një president atëherë do të duhet të mbahen zgjedhje të reja rajonale.