Skip to content

“Vullneti i Kosovës të mëshirohet me qeveri të qëndrueshme”, Rama i uron fitoren Albin Kurtit

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur të gjitha forcat politike të cilat ishin pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë dhe i ka uruar fitoren partisë Lëvizja Vetëvendosja.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Rama uron që vullneti i popullit kosovar të mëshirohet në një kapitull të ri me një qeveri të re.

Postimi i plotë:

Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve,LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën,me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social

/faxweb