Skip to content

Libani, në zgjedhje parlamentare pas 9 vjetësh

3b7ec5b1e7db5d87463ae4b0c1d8a9ca

Libani zhvillon sot zgjedhjet e para parlamntare që prej 9 vjetësh.

Vendi i Lindjes së Mesme, është i përfshirë që prej 40 vjetësh në një luftë sektare mes popullsisë sunite, asaj shiite dhe kristianëve ortodoksë.

Libani ka qenë pjesë e interesave të fuqive trajonale si Irani dhe Arabia Saudite, ndërkohë që Izraeli ka promovuar përplasjet mes arabëve.

Zgjedhjet zhvillohen nën masa të forta sigurie nga frika e përplasjes apo atentateve.

Dy grupimet politike që konkurrojnë në zgjedhjet e sotme janë ai filosaudit që udhëhiqet nga Saad Hariri dhe Hezbullahu filoiranian.

Të drejtë vote kanë 3.7 milionë zgjedhës ndërkohë kandidatë për deputetë janë 576 vetë, ndër ta edhe 86 gra.