Skip to content

Taulant Balla: Me Kosovën jemi motër e vëlla, prandaj në 25 prill partitë të pranojnë rezultatin…

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka uruar Vetëvendosjen për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë.

Nga zgjedhjet e Kosovës, ku humbi kasta që e ka drejtuar Kosoën prej vitesh, Taulant Balla ka nxjerrë vetëm një konkluzion; rëndësinë e pranimit të rezultatit!

Ndaj, këtë urim për Vetëvendosjen, Balla e shoqëron edhe me një mesazh për opozitën në Shqipëri, që të pranojë rezultatin e zgjedhjeve në 25 prill, pra shkurt, pra sipas Taulantit, fitoren e PS-së…

Ja mesazhi i Ballës ditën e sotme:

“Dua ta nis me një urim për Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve me një standard të larta, për një pjesëmarrje të admirueshme në zgjedhje. Kemi diskutuar në mbledhjen e Shtabit, mbi zgjedhjet në Kosovë. Konstatojmë me kënaqësi që këto zgjedhje vajtën shumë mirë. Gjej rastin që të përgëzojë të gjitha partitë politike të Kosovës për frymën dhe standardin e zgjedhjeve. Dua ta uroj me gjithë zemër Vetëvendosjen, mikun tonë Albin Kurtin për fitoren e këtyre zgjedhjeve. Uroj që krijimi i qeverisë së re të marrin kohën e mjaftueshme. Mezi presim bashkëpunim. Ne jemi motër e vëlla dhe sigurisht që marrim nga njëri-tjetri mësime, eksperienca. Ajo që për mua është me rëndësi dhe që mesazhi që duhet të japim është se tashmë partitë politike të pranojnë rezultatin. Uroj që dhe në Shqipëri pas 25 prill çdo parti politike të pranojë rezultatin. Është me rëndësi që të hiqet dorë nga historitë e së të kaluarës, nga bojkotet. Ata që humbin zgjedhjet duhet të kuptojnë se nuk është faji i qytetarëve. Kur populli merr pjesë masivisht, edhe pse ishte pandemia, mesazhi ishte i qartë.”, tha Balla.