Banori i Thethit denoncon bllokimin e rrugës se Thethit nga dëbora e rene ditëve te fundit.
Sipas tij janë 20 km rrugë që duhet zhbllokuar e ndërsa makineritë kanë hapur vetëm 2 km rrugë. Ndërsa ditën e sotme makineritë qëndrojnë të parkuara në rrugë dhe nuk po punojnë për hapjen e rrugës.
Thethi është totalisht i izoluar ku në qafore trashësia e dëborës arrin në 5 metra, ndërsa banorët si pasojë e izolimit vuajnë mungesën e shërbimit shëndetësor shkollimin e fëmijëve si dhe aksesin drejt Shkodrës apo destinacioneve tjera.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
