Do të bëjmë dhe fillimin e vaksinimit të të moshuarve . Kemi të gjithë arsyet të besojme se ne mund të realizojmë vaksinimin në 14 muaj. Jemi me shpresë se në javët në vijim do të marrim njoftime të rëndësishme për vaksinat AstraZeneca dhe të tjera.
Një gjë dua t’ia jap atyre që fusin hundët, pra vaksina nuk është në ndonjë treg që pret blerësit të shkojnë dhe ta marrin , kjo nuk është një ccështje vendesh të pasura apo të varfra, sepse ne nuk jemi ndër vendet e pasura por kemi një kontratë për vaksinat Pfizer.
Ashtu sikundër, në rajonin tonë janë disa vende të tjera që nuk e kanë mundësinë për të filuar vaksinimin, dhe nuk kanë në horizont asnjë gjë konkrete fatkeqësisht.
Duke parë faktet, jo për të dalë kundër BE, por për të thënë një të vërtetë të hidhur: Është krejtëesisht e padrejtë që popullit e rrethuar nga BE të rrinë të numërojnë sa vaksina bëhen në Europë dhe vetë të presin kur do bëhet vaksina e parë.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
