Skip to content

Grabiti supermarketin ne Elbasan ditën e shtunë, arrestohet 35 vjeçari i dënuar më parë për vjedhje me dhunë (EMRI)

Është arrestuar mbrëmjen e sotme një 35 vjeçar, i dyshuar si autori i grabitjes të një supermarketi në Elbasan, ditën e shtunë.

Bëhet fjalë për Florenc Hidën, të cilit policia i ka sekuestruar dhe një armë tip pistoletë që e përdori gjatë grabitjes së supermarketit.

Ai rezulton person me precedent penal, pasi më parë ka qenë i dënuar për vjedhje me dhunë. Vjedhja e supermarketit ndodhi diten e shtune, ku autori hyri dhe vodhi nen kercenimin e armes.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb