Për shkak të ngricave dhe pranisë së borës në disa zona të vendit tonë, probleme me lëvizjen ka në zonat periferike të Beratit dhe të Skraparit.

Për shkak të pranisë së borës, probleme me qarkullimin e automjeteve është shfaqur në disa zona të thella të Beratit dhe Skraparit, si në Gjerbës, Qafë Devrise, Potom, Cepan, Zaloshnjë.

Ndërsa në zonat e Beratit janë problem fshatrat Tomor i madh, Tomor i vogël, Terpan, Sinjë ku kalimi bëhet vetëm me zinxhirë si pasojë e mbizotërimit të borës dhe akullit në rrugë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re