Në pikë e kalimit kufitar në Kakavijë është goditur një rast i mosdeklarimit të parave. 23 mijë euro janë sekuestruar ndërsa ka nisur procedimi penal për poseduesen. Rasti është zbuluar në dalje të vendit, brenda një makine tip “Volkswagen” që kishte destinacion Greqinë.

Gjatë kontrollit u gjetën të fshehura në çantën e dorës së A. T. (pasagjere në mjet), 23.000 euro, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, A. T., 46 vjeçe, banuese në Sarandë, u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re